thumb
THUMB m.
- 1. Organ i posaçëm në fundin e barkut të bletëve, të grerëzave, të mizave të dheut e të disa kandrrave të tjera, me të cilin ato të shpojnë kur mbrohen ose kur sulmojnë; zgjatim i vogël në kokën e disa kandrrave si mushkonja, zekthi etj., me të cilin shpojnë dhe thithin. Thumbi i bletës. Thumbi i mushkonjës. Të shpon (të thumbon) me thumb.
- 2. Gozhdë e vogël prej metali a prej druri, që përdoret për të mbërthyer shojet e këpucëve. Thumb të drunjtë për këpucë. Këpucë me thumba. E mbërtheu me thumba.
- 3. Gjemb bimësh a drurësh të ndryshëm. Thumbat e gjembaçit (e kumbullës).
- 4. Shkop i vogël, i mprehur dhe me majë; pjesë e një vegle, e një përdorëseje etj., që është e hollë dhe me majë të mprehtë; maja e prehtë e diçkaje. Thumbi për të qëruar misër. Thumbi i dallëndyshes së parmendës. Thumbi i tokëzës. Thumbi i hosteni. Thumbi i topit (i çiftes) gjilpëra e topit (e çiftes). Thumbi i shigjetës. Tel me thumba tel me gjemba. E shpoi me thumb.
- 5. bised. Hosten.
- 6. Maja e gjirit a e sisës, thithi. Thumbi i gjirit.
- 7. Gjuhëza e këmborës. Thumbi i këmborës.
- 8. fig. Thënie që të ther, që të prek të lëndon, fjalë që të djeg; e folur me të keq e tërthorazi; shaka, tallje etj. që bëhet për të ngacmuar dikë. Pyetje me thumb. Flet (përgjigjet) me thumba. I hedh thumba dikujt. E ngacmoj me thumba.
- U bë thumb (tapë, livadh, xurxull, fushë, karroqe, bërryl) shih te BËHEM. E do me thumb do shpuar a duhet nxitur që të bëjë diçka, e do me të shtyrë. Preu thumba
- a) pati shumë të ftohtë, mërdhiu, preu gozhdë;
- b) u dërrmua në një punë të vështirë, u lodh tej mase. I bie thumbit e potkoit, përpiqet me të gjitha forcat e mënyrat për të bërë diçka. E njoh (e di) në thumb e në potkua e njoh shumë mirë e me hollësi, e njoh një për një, e di në majë të gishtave Për një thumb (gozhdë) shkoi (humbi) potkoi fj.u. shih te GOZHD/Ë,~A. Njëri (i bie) thumbit (gozhdës), tjetri potkoit shih te GOZHD/Ë,~A. Një thumb, njëqind herë ta rrahësh një majë nxjerr fj.u. mospërf. thuhet kur kemi të bëjmë me një njeri shumë kokëfortë, që nuk pranon vërejtjet dhe këshillat e dobishme të të tjerëve (në kuptimin «sa do të mundohesh, nuk nxjerr dot gjë nga një njeri që nuk ndryshon» ).