thyer
THYER mb.
- 1. I darë më dysh a në shumë copë; që është bërë pjesë-pjesë a copa-copa; që ka të krisura e të çara në trup; që është thyer. Dërrasë (pllakë, shpatë) e thyer. Qerre e thyer qerre e shkatërruar. Vezë të thyera. Pjatë e thyer. Gotë e thyer. Xham i thyer.
- 2. I përkulur, i lakuar a i harkuar; që ka marrë trajtën e një vije të përkulur (për diçka të drejtë) që është bërë më dysh, më tresh etj., i palosur. Me gjunjë të thyer.
- 3. Që është shumë i tatëpjetë e mezi kalohet, shumë i pjerrët thikë (për shpate malesh etj.); që ka male të lartë e të thiktë; jo fushor; që ka shumë të përpjeta e të tatëpjeta. Vend (terren) i thyer.
- 4. fig. Që është mundur a mposhtur në luftë. Ushtri e thyer.
- 5. fig. Që s'ka më forcë, që i janë prerë fuqitë, i dobësuar shumë, që ka rënë nga shëndeti.
- 6. fig. Që ka humbur besimin në forcat e veta, që nuk ka më vullnet të luftojë, i rënë moralisht, i vrarë shpirtërisht.
- 7. fig. Që e ka kaluar gjysmën e moshës, që i ka kaluar të pesëdhjetat. Burrë i thyer. Grua e thyer. Në moshë të thyer.
- 8. si em. ~, ~A (e) f. ~A, ~AT (të). Vendi ku është thyer diçka; pjesa ku diçka është çarë, ka krisur a ka filluar të thyhet; pjesa e thyet e diçkaje. E thyera e kockës. Duket qartë e thyera.
- 9. si em. ~A, ~AT (të) f. vet. Para me vlerë të vogël, me të cilat këmbehet një monedhë me vlerë më të madhe të holla, të shkoqura. S'kam (s'më ndodhen) të thyera.
- Me zemër të thyer
- a) jo me dëshirë, jo me shumë qejf, me qejf të prishur;
- b) i pikëlluar, me dhembje të madhe, i prekur thellë. Shkallë e thyer mospërf. send a njeri pa vlerë, që nuk hyn në punë a që nuk sjell ndonjë dobi. Është shpatë e thyer nuk vlen më, nuk ka më fuqi. Kryq i thyer shih te KRYQ, ~I. Varg i thyer let. varg i rregullt, që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet e shkruhet i ndarë. Vijë e thyer. gjeom. vijë që e ndërron disa herë drejtimin, vijë që zgjatet në drejtime të ndryshme.