THYESHËM mb.

  • 1. Që mund të ndahet më dysh a në shumë copa me dorë ose duke e përpjekur pas diçkaje të fortë; që mund të bëhet pjesë-pjesë a copa-copa, që mund të thyhet, i brishtë. Lëndë e thyeshme. Sende (enë) të thyeshme.
  • 2. Që mund të epet, të lakohet a të përkulet, i epshëm, i përkulshëm. Degë të thyeshme. Kërcell i thyeshëm. Shufër e thyeshme. Tel i thyeshëm.
  • 3. Me shumë male e kodra; me të përpjeta e të tatëpjeta të shumta, i thyer. Vend i thyeshëm. Male të thyeshme.