THYHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Ndahet më dysh a në shumë copa; bëhet pjesë-pjesë a copa-copa, copëtohet (për diçka të ngurtë). U thye xhami. U thye shkopi (trari, shtylla). U thye copa-copa.
  • 2. Përkulem, lakohem a harkohem; vet. veta III merr trajtën e një vije të thyer (për diçka të drejtë), përkulet, bëhet më dysh, më tresh etj., paloset. I janë thyer gjunjët. Thyhet si thupër. Janë thyer kapakët e librit (e fletores).
  • 3. vet. veta III fiz. Ndërron drejtimin, kthen (për dritën, rrezen etj.), kur kalon nga një mjedis fizik a nga një trup në një tjetër me përbërje ose me dendësi të ndryshme (nëpër një prizëm etj.), përthyhet. Thyhet drita. Thyhen rrezet e diellit.
  • 4. vet. veta III. Ndryshon drejtimin e bie thikë poshtë, shkon tatëpjetë poshtë (për shpate malesh etj.).
  • 5. fig. S'e përballoj dot diçka, nuk e kapërcej dot, mposhtem para diçkaje; tërhiqem; dorëzohem, jepem. Nuk u thyen para vështirësive (para pengesave, para vuajtjeve, para torturave). Thyhet shpejt. As thyhet, as përkulet.
  • 6. fig. Më priten forcat, më lënë fuqitë, dobësohem shumë; bie nga shëndeti; vritem shpirtërisht. U thye moralisht. S'thyhet lehtë.
  • 7. vet. veta III. edhe fig. S'është më aq i madh ose aq i fortë sa më parë, zbutet pak, bie ca, pritet; kalon, e kapërcen kulmin e vet e fillon të bjerë. U thye vapa (të ftohtët). U thye era. Iu thye vullneti. U thye mosha.
  • 8. Pës. e THYEJ. U thyen pjata (vezët). M'u thye dora (këmba, krahu). Ushtria fashiste u thye. U thyen normat.
  • Të thyhet në dorë shih te DOR/Ë,~A. Është thyer (është këputur) më dysh shih te DYSH. Më thyhen gjunjët s'kam fuqi të qëndroj më këmbë, më priten këmbët; jam shumë i lodhur. Iu thye qerrja në derë (te dera) shih te QERR/E, ~JA. Buka që thyhet, s'ngjitet më fj. u. shih te BUK/Ë,~A. Po u thye kulaçi, s'ngjitet më fj. u. shih te KULAÇ,~I. Më mirë të pritet koka (kryet), se të thyhen gjunjët fj.u. shih te GJU,~RI.