Shqip redaktoni

Mbiemër redaktoni

tillë mb. dëft.

  1. I ngjashëm nga vetitë me një tjetër, i të njëjtit lloj me të; siç është ky ose kjo, sikurse ky ose kjo; i këtillë. Një punë e tillë. Një shtëpi e tillë. Një fustan (fund) i tillë. Diçka e tillë është pak a shumë kjo gjë është.
  2. Përdoret për të shprehur një shkallë të lartë të cilësisë a për të përforcuar vlerësimin mohues ose pohues; i këtillë. Në një gjendje të tillë s'kam qenë ndonjëherë. Një njeri të tillë s'e gjen. Një burrë (një trim) i tillë s'është parë. Një gjë e tillë s'është dëgjuar.
  3. Përdoret në fjalinë kryesore për të shënuar një cilësi a një gjendje ose për të shprehur një shkallë të lartë të një vetie, e cila përcaktohet e zbërthyer në fjalinë e varur; i këtillë. Nuk ishte (nuk doli) i tillë si e mendonim.
  4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. S'i njoh për të tillë. S'i gjendet i tilli nuk ka shok.