tiroid
TIROID m. zakon.
- 1. Gjëndra të mëdha që gjenden në pjesën e përparme të gurmazit dhe që prodhojnë disa hormone me jod, të domosdoshme për rritjen e zhvillimin e organizmit dhe sidomos për këmbimin e lëndëve.
- 2. mjek. Sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet me ënjtjen e gushës dhe shoqërohet zakonisht me shqetësime të mëdha nervore; sëmundja e strumës. Ka tiroidet. Vuan nga tiroidet.