titan
TITAN I m. kim.
- Metal i bardhë si argjendi, më i rëndë dhe më i fortë se alumini, që përdoret në industri, zakonisht i lidhur me metale të tjera, për të bërë vagonë, lokomotiva, automobila, traktorë etj. (Simboli Ti). Fletë titani. Lidhje titani.
TITAN II m. mit.
- 1. Qenie, që sipas mitologjisë greke, përfytyrohej si njeri me trup shumë të madh e me fuqi të mbinatyrshme dhe që gjoja luftonte me perënditë.
- 2. fig Njeri me trup të madh dhe me fuqi të jashtëzakonshme, vigan.
- 3. fig. lart. Njeri shumë i shquar, që ka çarë rrugë të reja në një fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. dhe i ka sjellë shërbime të mëdha njerëzimit, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; vigan. Titan i shkencës (i letërsisë). Titanët e mendimit njerëzor.