TJERR m.

  • Fill leshi, pambuku, liri etj. i tjerrë me dorë; fill. Tjerr leshi (liri). Mbështjell tjerrin. U këput tjerri.

TJERR kal.

  • 1. E bëj fill leshin, pambukun, lirin etj., duke e tërhequr pak nga pak nga shtëllunga dhe duke e dredhur me dorë a me makinë. Tjerr lesh (pambuk, mëndafsh). Tjerr trashë (hollë). Tjerr me furkë (me makinë).
  • 2. fig. E zgjat shumë e pa nevojë një punë, një bisedë etj., e stërholloj, e bëj tërkuzë. I tirrte fjalët. E ka zakon ta tjerrë. I tjerr gjatë gjërat ai. Mos e tirr më tutje!
  • 3. fig. Shpif a sajoj diçka të paqenë. Pse tjerr kot! Nuk është mirë të tjerrësh.
  • Tjerr (pret) hollë shih te HOLLË 8. Tjerr lëmshe kundër dikujt shpif shumë kundër dikujt, thur intriga të mëdha. Ia tjerrin thekun bisedës shih te THEK, ~U I.