tmerr
TMERR m.
- 1. Frikë e madhe që ndiejmë përpara një rreziku a një fatkeqësie. I hyri (e zuri, e kapi) tmerri. I villte tmerr tmerrohej. I shtiu (i kalli) tmerrin. I doli tmerri. E dëgjoi me tmerr. Të ngjall tmerr.
- 2. kryes. Diçka që të fut frikë të madhe, diçka që të tmerron; diçka e keqe dhe e padurueshme. Tmerret e luftës. Kanë parë tmerre me sy. Çfarë tmerri!
- 3. përd. kallëzues. është e tmerrshme, është e padurueshme. Tmerr kur e shikoje.