TOJË I f.

  • 1. Gjalmë a lidhëse prej leshi, prej pambuku a prej liri me shumë fije të dredhura, që përdoret për të lidhur çorapet ose opingat; retër; fill çfarëdo, për të lidhur diçka, lidhëse; litar. Tojë lesh (pambuku, liri). Tojë e hollë (e trashë). E lidhi me tojë. Lidhi (zgjidhi, shtrëngoi) tojën.
  • 2. Fitili i kandilit. U dogj toja.
  • 3. Secila nga fijet e para të trasha që tërhiqen nga fshikëza e mëndafshit dhe që zakonisht nuk përdoren për punime; tepricat e fshikëzave të mëndafshit. Grumbullimi (shfrytëzimi) i tojave. Tërhoqi tojën.
  • 4. Fill i gjatë, me një grep në fund; i lidhur zakonisht në kallam, që përdoret për të zënë peshk. Hodhi tojën. Mblodhi (tërhoqi) tojën.
  • 5. Pipi i hardhisë, që lidh rrush. Tojat e hardhisë.

TOJË II f. zool.

  • Kurrillë. Tufë tojash. Fluturimi i tojave.