TOKË I f. vet. nj.

  • 1. Planeti ynë, si një nga planetët e sistemit diellor; rruzulli i këtij planeti me pjesën e fortë e me pjesën ujore, si edhe shtresa e gaztë (atmosfera) që e rrethon atë; planeti ku jeton njerëzimi në tërësinë e tij; bota. Rruzulli i tokës. Boshti i Tokës. Korja e Tokës. Bërthama (qendra) e tokës. Ekuatori i tokës. Meridianët e tokës. Jeta në tokë. Toka rrotullohet rreth Diellit. Toka është e rrumbullakët.
  • 2. Pjesa e fortë e rruzullit tonë në kundërvënie me ujin a e kufizuar prej tij; Tokë e mbyllur. Toka e Arktikut. Në tokë e në det. Zbriti (zbarkoi) në tokë. Zbriti (zbarkoi) në tokë. Doli në tokë. E nxori në tokë. Uji lag tokën.
  • 3. Korja e rruzullit tonë në tërësinë e saj a në një pjesë të caktuar; shtresa e sipërme e kësaj koreje; lënda e fortë a e shkrifët që përbën koren e rruzullit tonë; dhe. Tokë e bardhë (e zezë, e verdhë, e përhime). Tokë e hedhur. Lëkundjet e tokës. Shembjet (shkarjet) e tokës. E futi në tokë. E nxori nga toka.
  • 4. Rrafshi, në të cilin qëndrojnë e lëvizin njerëzit, kafshët etj., sipërfaqja, trualli. Ulem (shtrihem) në tokë. Rri (bie) në tokë. Zvarritem për tokë. Ngrihet mbi tokë. Zhvillohet nën tokë. Vë këmbën (gjurin) në tokë. Prek tokën. U ngrit nga toka. Zuri tokë. Shkeli në tokë. Preku tokën. U bë njësh me tokën.
  • 5. Copë trualli që e punojmë dhe e mbjellim me bimë bujqësore; me pemë, me bar etj.; arë, vresht, pemishte etj.; vend i kufizuar, i punuar a në gjendje natyrore, që e ka dikush dhe e përdor për diçka. Tokë e vogël (e madhe). Tokë pjellore. Tokë e lëruar. Toka të reja. Tokë e ujitur (nën ujë). Tokë e punueshme. Tokë djerre. Tokë buke. Tokë për vreshta ( për duhan, për pyje, për kullotë). Tokë për vreshta (për duhan, për pyje). Tokë kullotë. Tokat e kooperativës. Tokat e kishës (e teqesë). vjet. Kullimi i tokës. Pjelloria e tokës. Punojmë (lërojnë, mbjellin) tokën. Hapën tokë të re. Pasurohet (varfërohet) toka. Nuk lejohet shita (blerja) e tokës. Toka i takon atij që e punon.
  • 6. Sipërfaqe e pakufizuar; pjesë e sipërfaqes së rruzullit tonë ashtu siç është. Tokë e zhveshur (e veshur). Toka të panjohura (të pafundme).
  • 7. gjeol. Shtresë gjeologjike me ndërtim të veçantë nën ndikimin e faktorëve kimikë, biologjikë etj. Tokë ranore argjilore, gëlqerore. Tokë e kripur. Përbërësit e tokës. Shkenca mbi tokën.
  • 8. lart. Vend, shtet; atdhe. Toka arbërore. O toka ime! Toka mëmë. E duam tokën tonë. Dëbuam armikun nga toka jonë.
  • Ra në tokë lindi (për fëmijët). Ra për tokë ra shumë poshtë (për gjendjen shpirtërore etj.). Fiton tokë (truall, vend) shih te FITOJ. Humb tokë libr. shih te HUMB. Është për tokë është në gjendje shumë të keqe (për prodhimin, disiplinën etj.); nuk vlen fare, është shumë keq (për një njëri me përgatitje të dobët, e sjellje të keqe etj.). S'e ka toka! është shumë i mirë a i bukur, s'e ka shokun a shoqen, s'ka të tillë në botë. Nuk e mban toka diçka shih te MBAJ. Nuk e mban toka (vendi) dikë shih te MBAJ. Dy pëllëmbë mbi tokë shih te PËLLËMB/Ë, ~A 4. S'e prek tokën dikush shih te PREK. Prush në tokë (në hi) shih te PRUSH, ~I. Puthi tokën (truallin) dikush u përul me nderim përpara dikujt; ra në gjunjë përpara dikujt a diçkaje. Si qielli me tokën shih te QIELL, ~I. Rren për tokë (shtruar) shih te RREJ. Rri në tokë! iron. jo more! (kur dikush thotë diçka shumë të çuditshme e të pabesueshme). Me shpinë në tokë (përdhe, përfundi) shih te SHPIN/Ë, ~ A. E zbriti në tokë dikë e ka bërë të njohë e të kuptojë jetën e vërtetë që e rrethon, kushtet e vërteta, në të cilat punon e vepron. Zë tokë shih te ZË. Kur të bashkohet (të takohet, të puqet) qielli e toka (qielli me tokën) iron. shih te QIELL, ~I. U bë një (njësh) me tokën vdiq. E bëri një (njësh) me tokën e shkatërroi krejt, e rrafshoi (një qytet, një fshat, një shtëpi etj.). E bëri tokë e tavan shtëpinë etj. e bëri rrëmujë, e bëri lesh e li, e bëri lëmsh. E bëri rrafsh me tokën shih te RRAFSH. S'i bie fjala në (për) tokë nuk thotë asnjë fjalë pa vend, e di se ç'flet, nuk flet kot; është i pjekur, i matur; është i zgjuar. I ranë duart në tokë dikujt
  • a) i ngrinë, iu thanë duart nga të ftohtët;
  • b) iu këputën, iu lodhën shumë duart nga një punë e rëndë dhe e pandërprerë. Mos të rëntë shpina për tokë! shih te SHPIN/Ë, ~A. I digjet (i zien) toka (trualli) nën këmbë shih te DIGJEM. Nuk është ende në tokë të bukës dikush nuk ka filluar ende ta fitojë bukën vetë. S'është as në qiell as në tokë (as në dhe) shih te QIELL, ~I. S'e mban (s'e duron) as qielli as toka (as dheu) shih te QIELL, ~I. Qielli me tokën të bashkohen! shih te QIELL, ~I. I rrëshqet (i shket, i luan, i lëviz, i dridhet) toka (trualli) nën këmbë shih te KËMB/Ë, ~A. Taktika (politika) e tokës së djegur shkatërrimi i plotë i çdo gjëje, që bën një ushtri pushtuese në një vend të caktuar për të mposhtur qëndresën e popullit. S'i zënë këmbët tokë (dhe, vend) shih te KËMB/Ë, ~A. E kërkoi në qiell, e gjeti në tokë shih te QIELL, ~I. S'e lë fjalën të bjerë në tokë (përdhe, përtokë) i dëgjon me vëmendje fjalët që i thotë dikush, nuk i shpëton asnjë fjalë; është i zgjuar dhe i mprehtë. E ka një këmbë në tokë, një këmbë në varr shih te VARR, ~I. Ajo e tokës (sëmundja e tokës) mjek., euf. epilepsia. Kadaifi i tokës bot. shih te KADAIF, ~I. Lëngata e tokës (e hënës) mjek., euf. shih te LËNGAT/Ë, ~A. Skeleti i tokës bujq. shih te SKELET, ~I. Tokë skeletore bujq. shih te SKELETOR, ~E. Krimb toke bot. shih te KRIMB, ~I. Man toke bot. shih te MAN, ~I. Mizë toke (dheu ) zool. milingonë. Qershi toke bot. shih te QERSHI, ~A. Rrush toke (frëngu) bot. shih te RRUSH, ~I.

TOKË II f.

  • Pllakë e metaltë, së cilës i bien për të dhënë një shenjë; tingëllima e saj; çangë. Toka e punës (e pushimit). Toka e drekës. Ra toka. Fillojnë punën me tokë.