tokëz
TOKËZ f.
- Mbërthecke prej metali, prej briri, prej druri a prej ndonjë lënde tjetër, e rrumbullakët a katrore, zakonisht me një gjuhëz në mes, që qepet në fund të një rripi, të një brezi, në kapakun e një çante etj. dhe që shërben për t'a mbajtur atë të mbërthyer a të mbyllur. Tokëz ari (argjendi). Tokëza e rripit (e çantës). Mbërtheu (zbërtheu) tokëzën.