TORISHTË f.

  • Vathë dhensh e rrethuar me gardh, që e bëjnë zakonisht në arë dhe e lëvizin kohë pas kohe, me qëllim që të plehërohet e gjithë sipërfaqja e saj. Torishta e dhenve (e dhive, e lopëve). Brenda (jashtë) torishtës. Futi dhentë në torishtë.
  • I kanë hyrë në torishtë (punët) i ka në rregull punët; i ka ndrequr punët, i ka vënë në vijë.