TORKË f.

  • 1. Sasi filli prej leshi, prej pambuku etj., që mblidhet në qerthull, në makinë a midis dy duarve, për t'u larë ose për t'u ngjyer më lehtë etj.; shkul, çile, litër. Torkë leshi (pambuku). Torkë me pesëdhjetë gramë. Ngjyen torkat. E bëri fillin torkë. E bëri torkën lëmsh.
  • 2. Sasi duhani prej katër a pesë vargjesh të mbështjella e të lidhur si top. Torkë duhani. E bëj duhanin torkë.
  • 3. Shami a peshqir, që e lidhin nyjë nga njëra anë dhe që e përdorin për të goditur me të në një lojë fëmijësh; turrë, turra; lojë me shami, që e vendosin në fund të një shkopi të ngulur në tokë, të cilin e mbron me një brez njëri nga lojtarët për të mos e marrë lojtarët e tjerë. Lojë me torkë. E goditi me torkë.