toskë
TOSKË f. etnogr.
- Banor vendës i krahinave jugore të Shqipërisë, përafërsisht që nga lumi Shkumbin e poshtë; ai që e ka prejardhjen nga këto krahina. Toskë dhe gegë vëllezër jemi. Hajde toska i vogël drodhe mal e kodër!
TOSKË mb.
- Që lidhet me krahinat jugore të Shqipërisë ose me banorët e këtyre krahinave, që është karakteristik për këto krahina ose për banorët tyre; që është krijuar nga banorët e këtyre krahinave. Dialekti toskë. Të folmet toske. Veshje toske.