TRËNDAFILTË mb.

  • 1. Që ka ngjyrë të çelur ndërmjet së kuqes e së bardhës, në ngjyrë trëndafili; që ka ngjyrë afërsisht të tillë. Lule të trëndafilta. Me faqe të trëndafilta. Me fytyrë të trëndafiltë. Këmishë e trëndafiltë. Agim (mëngjes) i trëndafiltë. Dritë e trëndafiltë. Qiell i trëndafiltë. Tis i trëndafiltë.
  • 2. fig. Që sjell gëzim e lumturi, që na gëzon zemrën; që na ngjall shpresa për diçka të bukur. Pranverë e trëndafiltë. Kujtime të trëndafilta. Shpresa (ëndrra) të trëndafilta.
  • Me ngjyra të trëndafilta libr. i zbukuruar shumë, pa dhënë anët e këqija e të pakëndshme, si fushë me lule.