TRAGJIK mb.

  • 1. let. Që ka të bëjë me tragjedinë, që i përket tragjedisë, i tragjedisë; që është karakteristik për tragjedinë, që të mallëngjen e të prek thellë. Pjesë tragjike. Personazh tragjik. Aktor tragjik. Role tragjike. Poet tragjik.
  • 2. fig. I përgjakshëm, i tmerrshëm; i rëndë e tronditës. Ngjarje tragjike. Pasoja tragjike. Gjendje tragjike. Fund tragjik. Vdekje tragjike.
  • 3. si em. ~E, ~JA f. let., art. Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike, e dhënë nëpërmjet një gjendjeje pa rrugëdalje që vjen nga mospërputhja ndërmjet synimeve të heroit e mundësisë së realizimit të tyre dhe që e çon atë në një fund të hidhur; tragjizëm. Tragjikja dhe komikja. Tragjikja dhe heroikja. Pasqyrimi i tragjikes në letërsi.