traktat
TRAKTAT m.
- 1. Vepër e madhe shkencore, ku trajtohet në mënyrë të plotë një problem i rëndësishëm dhe ku dalin pikëpamjet kryesore të autorit në fushën përkatëse. Traktat filozofik. Traktat shkencor. Shkroi një traktat.
- 2. Marrëveshje ose lidhje ndërmjet dy a më shumë shtetesh, palësh etj. për çështje të ndryshme politike, për marrëdhënie ekonomike etj. Traktat ushtarak. Traktat i fshehtë. Traktat famëkeq. Traktat paqeje. Traktat miqësie. Shkelja e traktatit. Denoncimi i traktatit. Lidhën një traktat.