transit
TRANSIT m.
- 1. Ndalesë e shkurtër në një vend, zakonisht në një port, aeroport etj., gjatë udhëtimit nga një vend në një tjetër, për të pushuar ose për të marrë lëndë djegëse e ushqime; qëndrimi për pak kohë në një vend a në një shtet gjatë kalimit nëpër të. Port transiti. Dokumentet e transitit. Vizë transiti.
- 2. përd. ndaf. Kalimthi, duke qëndruar pak kohë në një vend gjatë udhëtimit për në një vend tjetër. Jam transit. Udhëton transit.