TRANSPORTUES m.

  • 1. Mjet pune, që përbëhet zakonisht nga një rrip lëkure, i cili rrotullohet nga një mekanizëm i posaçëm e merr me vete lëndë a prodhime të ndryshme prej një vendi për t'i çuar në një vend tjetër, prej një punëtori tek tjetri etj. Transportues i fabrikës (i uzinës, i repartit). Transportuesi i llaçit (i tullave).
  • 2. Makinë e madhe me karroceri të gjerë, që shërben për të mbartur ngarkesa të rënda. Transportues tokësor (lundrues). Transportues i blinduar. usht. makinë luftarake e blinduar, që përdoret për të mbartur këmbësorinë, për të kryer luftime etj. Transportues me zinxhirë.
  • 3. Punëtor që mbart me mjete transporti prodhime a lëndë të ndryshme, nga një vend në një tjetër, nga një repart në tjetrin, brenda një ndërmarrjeje etj. Punon si transportues.