trapazan
TRAPAZAN m.
- 1. Një lloj ballkoni në dhomën e miqve, i ngritur e i mbyllur përpara si kafaz, ku rrinin gratë për të parë jashtë pa u vënë re nga burrat. Dhomë me trapazan. Rrinin në trapazan. Vështronin nga trapazani.
- 2. Vend i ngritur mbi dysheme, zakonisht në fund të dhomës së miqve, ku rrinin të rinjtë a fëmijët. U ul në trapazan. Trapazanin nuk e shtronin me qilim.
- 3. Dhomë nën çati, që zakonisht e merr dritën jo nga dritaret anësore, por nga baxhat; çardak. Banonte në një trapazan.
- 4. Sqoll.