trashem
TRASHEM vetv.
- 1. Bëhem i trashë a më i trashë nga sa jam, i kapërcej përmasat, e rrit vëllimin; mbushem në trup, shëndoshem, vë dhjam; kund. hollohem. Është trashur nga trupi. Është trashur shumë. Misri trashet kur rritet. Iu trashën këmbët. I është trashur qafa. Sa vjen e po trashet.
- 2. vet. veta III. Bëhet më i trashë (zakonisht për lëngjet kur ziejnë); kund. hollohet. Është trashur qumështi i bagëtive. U trash mushti (reçeli, salca). U trash gjella.
- 3. vet. veta III. Bëhet më i shpeshtë dhe me copa a me grimca më të mëdha; dendësohet. U trash dëbora.
- 4. vet. veta III. Bëhet më i ulët, bëhet më i trashë (për zërin); kund. hollohet. Iu trash zëri.
- 5. vet. veta III. Topitet, mpihet, nuk pret mirë. Është trashur sëpata. U trash thika (brisku).
- 6. vet. veta III fig. bised. Forcohet, bëhet më i fortë a më i madh; bëhet më i rëndë, thellohet më tej, shtohet; e kalon masën e duhur a të lejueshme. U trash miqësia. U trashën punët. U trashën të metat (dobësitë). U trashën mosmarrëveshjet.
- 7. Pës. e TRASH 1,2,5-8.
- Pa u trashur filli shih te FILL,~I. I është trashur gjuha mospërf. ka pirë shumë janë trashur gjunjët është lodhur shumë. I është trashur koka (truri, mendja) mospërf. nuk i hyn gjë në kokë, nuk mëson dot më; është bërë matuf. I është trashur lëkura
- a) është regjur në një punë a në diçka tjetër;
- b) nuk i bën më përshtypje asgjë. I ishte trashur qafa keq.
- a) ishte shëndoshur, ishte ngjallur;
- b) kishte rënë në një vend të mirë e me të ardhura të mira, ishte pasuruar. Është trashur vargonjsh keq. i është rritur mendja, nuk përfill njeri. I janë trashur veshët nuk dëgjon mirë, është shurdhuar.