TREFISH m.

  • Madhësi e cila është tri herë më e madhe se një tjetër, që merret si bazë. Trefish i sipërfaqes. Trefishi i prodhimit. Gjashta është trefishi i dyshit.

TREFISH mb.

  • I trefishtë. Fill trefish. Pëlhurë trefishe. Tel trefish. Sasi trefishe.

TREFISH ndajf.

  • Tri herë më shumë; tri herë edhe aq sa është. Trefish më i madh (më shumë). E palosi trefish batanijen (çarçafin, letrën). E bëri perin (leshin) trefish. Është rritur trefish prodhimi.