tregim
TREGIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TREGOJ, TREGOHEM. Tregimi i një ngjarjeje.
- 2. let. Vepër e vogël letrare në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë një çast ose një ngjarje me rëndësi nga jeta e një heroi a personazhi, pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç'ka ndodhur më përpara a më pas. Tregim i gjatë (i shkurtër). Tregim historik (humoristik, fantastik). Tregim në vargje. Vëllim me tregime. Lexoj (shkruaj) një tregim.