tremb
TREMB kal.
- 1. I shtie frikën dikujt menjëherë e në mënyrë të papritur; e frikësoj dikë, e bëj të ketë frikë duke e kërcënuar etj. E tremb shumë. Mos e tremb djalin! Nuk na trembin kërcënimet.
- 2. bised. I flas që të largohet, e përzë, e dëboj (zakonisht për shpendët dhe për kafshët); i bën të largohen a të përndahen andej-këtej. Trembi pulat nga misri! Trembi delet nga gruri! Trembi qentë, se po na hanë! E tremb i ujku bagëtinë (kopenë).
- 3. fig. E ndërpres, nuk e lë të vijojë më tej; e largoj paksa, e përzë. Zhurma ia trembi këngën. Na e trembi gëzimin. Hëngri pak sa për të trembur urinë. Fjeti pak sa e trembi gjumin. U çlodh ca sa trembi lodhjen.