tretë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonitretë f.
- hist. Një e treta e prodhimit; që ishte i detyruar t'i jepte bujku pronarit të tokës a të bagëtisë. Të tretat e të dhjetat. Paguanin të tretën. Mblidhte të tretat.
- kryes. fet., vjet. Dita e tretë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast (sipas besimeve të kota). Të vdekurit i bënin të tretat, të nëntat e të dyzetat. Kishte të tretat. Vajtën për të tretat.
tretë num. rresht.
- Që i përgjigjet numrit tre në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të dytit. Radha (banka) e tretë. Dita e tretë. Muaji (viti) i tretë. Klasa e tretë. Në orën e tretë të mësimit.
- përd. em. f. Një nga të tri pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e treta. Dy të tretat.
- përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. E treta A klasa e tretë A. I treti arriti në orën katër. Doli i treti.
- Kur këndoi gjeli (këndesi) i tretë shih te GJEL, ~I.