tretem
TRETEM vetv.
- 1. kryes. veta III. Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonisht të ngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
- 2. vet. veta III. Kthehet në gjendje të lëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami i derrit tretet shpejt.
- 3. vet. veta III. Bluhet mirë në stomak e hollohet për t'u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqime që treten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
- 4. Prishem; kalbem. U tret në dhe.
- 5. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti; hiqem. Është tretur shumë! Është tretur në fytyrë. U tret si qiriri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
- 6. vet. veta III fig. Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
- 7. vet. veta. III. Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. U tret në errësirë (në mjegull). Dritat treteshin në mugëtirë (në largësi).
- 8. vet. veta III fig. Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M'u tret gjumi.
- U tret në mendime humbi në mendime. U tret (u shkri) si kripa në ujë shih te KRIP/Ë, ~A.