tretur
TRETUR mb.
- 1. Që është kthyer në gjendje të lëngët, duke u ngrohur a duke zier, i shkrirë (për lëndë të ngurta). Gjalpë (dhjamë) të tretur gjalpë (dhjamë) që është shkrirë dhe pastaj është mpiksur. Plumb (kallaj) i tretur. Dyllë i tretur.
- 2. I dobësuar, i ligur, i hequr, i rënë nga shëndeti. Me fytyrë të tretur. Me supe (me duar) të tretura. Me trup të tretur. Ishte i tretur.