trevë
TREVË f.
- 1. Krahinë e gjerë, tokë; vend, truall. Trevë e madhe. Trevë fushore. Trevë pjellore. Treva ilire. S'la vend e trevë pa e kërkuar e kërkoi kudo.
- 2. Një copë tokë me bar, ku çojnë qetë për të kullotur.
- S'kishte vend e trevë prej tij nuk e linte aspak të qetë, nuk i ndahej për asnjë çast. Mos gjetsh vend e treva! mallk. mos gjetsh qetësi, mos paç gëzim!