TRIBUNË f.

  • 1. Vend i ngritur, zakonisht në krye të një salle, ku rri presidiumi dhe ku flet ai që mban para të tjerëve një fjalim, një raport etj. Tribunë e lartë. U ngjit (doli) në tribunë. Foli nga tribuna.
  • 2. Vend i ngritur e i zbukuruar para një sheshi, ku rrinë udhëheqësit dhe të ftuarit gjatë parakalimit në ditët e festave zyrtare ose gjatë manifestimeve sportive, folklorike etj.; vend i ngritur në mes të një sheshi, ku japin shfaqje grupet artistike; pjesa qendrore për shikuesit në një stadium, zakonisht e mbuluar. Tribuna kryesore. Tribunë e hapur. Tribuna e stadiumit. Shkallët e tribunës. Hipi në tribunë.
  • 3. lart. Organ, gazetë, revistë etj., që zhvillon një veprimtari të shfaqur dhe që përfaqëson këtë veprimtari; shprehëse e mbrojtëse e fuqishme e një çështjeje të madhe, e të drejtave të popullit. Tribunë e gjallë. Tribunë luftarake. Tribunë e popullit. Tribuna e punëtorëve. Tribuna e letrarëve. Tribunë e edukimit revolucionar. Është bërë tribunë e...