triko
TRIKO f.
- Veshje e sipërme e trashë, me mëngë ose pa mëngë, që bëhet me thurje dhe që është zakonisht e hapur përpara. Triko e kuqe (e bardhë, e verdhë). Triko e brendshme (e jashtme). Triko burrash (fëmijësh, grash). Triko leshi (pambuku). Shtiza trikoje. Thur triko.
TRIKOTAZH m.
- 1. Degë e industrisë, që merret me prodhimin e copave të thurura me fije leshi; pambuku etj. si edhe me përgatitjen e veshjeve të brendshme e të jashtme me këto copa; ndërmarrje që punon veshje me thurje. Industria e trikotazhit. Kombinati i trikotazhit. Fabrika e trikotazhit.
- 2. kryes. sh.~E, ~ET. Tërësia e copave të thurura si triko me fije leshi, pambuku etj.; tërësia e veshjeve që bëhen me këto copa që, thuren me fije të tilla. Trikotazhe të leshta (të pambukta).