tronditje
TRONDITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TRONDIT, TRONDITEM. Tronditja e tokës.
- 2. Lëkundje e fortë, që zakonisht përsëritet disa herë sa nga një në anën tjetër, sa para prapa, ose sa lart poshtë; tundje që nga themelet. Tronditjet e kamionit. Jep shumë tronditje.
- 3. fig, Vuajtje e rëndë shpirtërore që vjen nga një fatkeqësi, nga një lajm i keq e pa pritur, nga fjalët e hidhura që thotë dikush etj.; dhembje e madhe shpirtërore; hidhërim i thellë, turbullirë, shqetësim i madh. Tronditje e rëndë (e madhe). Tronditje nervore. Pësoi një tronditje. I dridhej zëri nga tronditja. Nuk po e merrte veten nga tronditja.
- 4. mjek. Gjendje e rëndë shëndetësore, që ndodh për shkak të ndonjë goditjeje në kokë; turbullim. Tronditja e trurit.
- 5. fig. Lëkundje, paqëndrueshmëri; ndryshim rrënjësor i diçkaje, shkatërrim, përmbysje. Tronditje ekonomike (politike). Periudhë tronditjesh.