tropikal
TROPIKAL mb.
- 1. Që përfshihet në tropik, që gjendet a që shtrihet në tropik; që rritet në tropik. Fushë (shkretëtirë) tropikale. Vende tropikale. Zonë tropikale. Pyll tropikal. Bimë (kafshë) tropikale.
- 2. Që i përket tropikut; që është i përhapur në tropik; që është karakteristik për tropikun. Diell tropikal. Ethe tropikale. Klimë (vapë) tropikale. Natë tropikale. Shira tropikalë.