truall
TRUALL m.
- 1. Copë toke, zakonisht e sheshtë, e caktuar për të ngritur një shtëpi a një ndërtesë, vend për ndërtim; pjesë toke që shënohet a që caktohet për rrugë, për sheshe sportive etj. vendi që zë një ndërtesë me pjesët dhe me sheshet e saj. Trualli i vjetër. Trualli i shtëpisë (i shkollës, i fabrikës). Trualli i stadiumit. Trualli i rrugës. Trualli i lagjes. Bleu (shiti)një truall. Caktoi truallin. Pastroi (sheshoi) truallin. Ishte brenda truallit.
- 2. Tokë e rrahur ose e ngjeshur, që është si dysheme në shtëpitë përdhese. Trualli i lyer me baltë. Trualli i përdheses. Fshiu truallin. Shtroi rrogozin në truall. Flinte në truall.
- 3. Copë toke e punuar ose që mund të japë diçka; arë. Troje të begatshme. Troje të papunuara. Truall kodrinor.
- 4. Tokë, dhe, shesh; vendi ku rrimë. Mizë trualli mizë dheu. E përplasi në truall, e shpërndanë nëpër truall. U ul në truall.
- 5. Vend, tokë; krahinë, vis; atdhe. Trualli amënor. Trualli shqiptar (kombëtar). Troje të banuara. Trojet tona. Trojet e Atdheut. Në trojet e të parëve tanë. Shkoi truall më truall.
- 6. Fusha e një pëlhure me një ngjyrë, mbi të cilën pikturohet a qëndiset diçka; pjesa fundore e një pëlhure me lule a me figura të tjera, që është bërë me një ngjyrë kryesore. Trualli i kaltër me lule të bardha. Qëndisi një yll mbi truallin e kuq.
- 7. fig. Vend ose fushë veprimi; tërësia e diçkaje, baza e tërësia e rrethanave mbi të cilat mbështetet ose zhvillohet diçka. Truall i përshtatshëm (i papërshtatshëm). Trualli gjuhësor. Gjeti truall. Krijuan truallin e nevojshëm. Mbi këtë truall u bënë studimet. S'ka truall që të lindë kjo e keqe.
- Fiton truall (tokë, vend) shih te FITOJ. Puth truallin dikush shih te PUTH. I ra mishi për truall shih te MISH, ~I. I digjet (i zien) trualli (toka) nën këmbë shih te DIGJEM. I rrëshqet (i shket, i luan, i lëviz, i dridhet) trualli (toka) nën këmbë shih te DRIDHEM. Puna e truallit euf. shih te PUN/Ë, ~A.