TRULLOS kal.

  • 1. E bëj dikë të humbë pjesërisht vetëdijen, duke e goditur në kokë ose duke e tundur a rrotulluar fort; vet. veta III bën që të më merren mendtë (dielli i nxehtë, era e fortë, rakia, vera etj.). Na trullosi dielli (era). E trullosi rakia. E trullosi me një grusht në kokë. Kafshët i trullosin në kokë me çekiç.
  • 2. E shurdhoj nga veshët; e bëj të mos përqendrohet në diçka, e hutoj, ia marr mendjen, e shastis. Na trullosi ajo zhurmë. Më trullosi me fjalë.
  • 3. fig. Ia mbush kokën dikujt me lloj-lloj gënjeshtrash për ta larguar nga rruga e drejtë; ia prish mendjen dhe e bëj që të heqë dorë nga një mendim a nga një çështje; ia marr mendjen, e shastis. Borgjezia përpiqet të trullosë brezin e ri (rininë). E trullosi me gënjeshtra.