trupë
TRUPË f. usht.
- 1. Grup i rregullt dhe i organizuar ushtarakësh, që bëjnë pjesë në një njësi të të njëjtit lloj arme a shërbimi. Trupa parashutiste (tankiste, xheniere). Trupa të blinduara. Trupa të mekanizuara. Trupë këmbësorësh.
- 2. vet. usht. Forcat e armatosura të një vendi ose një pjesë e tyre; ushtria. Trupat ushtarake. Trupat tokësore (kufitare). Trupa agresive (mercenare). Trupa rezervë. Trupa pushtimi. Komanda e trupave. Stërvitja e trupave.
- 3. Grup artistësh që luajnë së bashku një dramë, një komedi, një balet etj.; tërësia e aktorëve ose e artistëve të një teatri, të një cirku, të një estrade etj. Trupë artistike (profesioniste). Trupë këngëtarësh. Trupa e aktorëve. Trupa e batit (e cirkut, e estradës, e teatrit).