tuberkuloz
TUBERKULOZ m. mjek. veter.
- Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur «bacili i kokut» dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Tuberkulozi i mushkërive (i zorrëve, i kockave, i gjëndrave të fytit). Tuberkulozi i kafshëve (i gjedhit, i derrave). Tuberkulozi i shpendëve. I prekur nga tuberkulozi. Vuan (u sëmur) nga tuberkulozi. Lufta kundër tuberkulozit.
TUBERKULOZ mb. mjek. veter.
- 1. Që është i sëmurë nga tuberkulozi, që ka tuberkuloz. Lopë tuberkuloze.
- 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Sot tek ne pothuajse nuk ka tuberkulozë.