tulatem
TULATEM vetv.
- 1. Mblidhem kruspull nga të ftohtët, nga frika etj; strukem diku që të mos bie në sy; bie në qetësi s'lëviz fare, rri mënjanë e nuk ndihem; rrinë pusi ose në pritë. U tulat tek oxhaku. (pas zjarrit). U tulat pas derës. Fëmija u tulat pas nënës. Gjahtari u tulat pas një shkurreje. Bagëtia ishte tulatur në një shpellë. Lepuri u tulat nën një ferrë. Ishte tulatur si lepur. Fëmijët u tulatën pa bërë zë.
- 2. Rrëgjohem nga pleqëria a nga vuajtjet tretem, dobësohem. Ishte tulatur nga pleqëria. Ishte tulatur e ishte bërë një grusht.
- 3. vet. veta III. Shtypet dhe bëhet më i ngjeshur, ngjishet, rraset, rrasallitet (për dheun). U tulat dheu.
- 4. vet. veta III. Nis të shuhet, nuk digjet më me forcë, bie, platitet (për zjarrin); bie, zbutet, qetësohet, nuk ndihet më (për erën); humbet forcën, dobësohet. U tulat zjarri. Era ishte tulatur.
- 5. vet. veta III fig. Humbet forcën a gjallërinë, bie, ulet. Guximi iu tulat. Gëzimi i parë nisi t'i tulatej. Sherri (grindja) u tulat.
- 6. vet. veta III fig. Shtrihet nën diçka a fshihet pas diçkaje e s'duket, struket. Malet tulateshin nën dëborë. Hëna tulatej pas reve.