TULLUMBACE f.

  • 1. Qeskë e vogël prej gome, shumë e hollë, që mbushet me ajër të lehtë a fryhet me gojë dhe lëshohet lart, zakonisht e mbajtur me një fije ose shërben si lodër fëmijësh. Tullumbace e bardhë (e kuqe, e verdhë, e gjelbër). I fryrë si tullumbace. Fryj tullumbacen. Lëshon në ajër disa tullumbace. Iu ça tullumbacja. Plasi si tullumbace.
  • 2. anat. Fshikëza e ujit, qeska e ujit; fshikëza e ajrit te peshqit.
  • 3. bised. Flluskë. Tullumbace sapuni.