TUNDUES mb.

  • 1. Që të shtyn a të nxit të bësh diçka të keqe duke ta paraqitur si të bukur a fitimprurës, që të prish mendjen dhe të fut në gabime, ngasës; joshës, tërheqës, mashtrues. Ndjenjë tunduese. Pamje tunduese. Zë tundues.
  • 2. Që të mundon, që të prish qetësinë, shqetësues, që të mërzit. Mendim tundues.