turfulloj
TURFULLOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Nxjerr ajrin nga hundët dhe nga goja me zhurmë kur është i lodhur a i egërsuar ose kur ka frikë; shfryn me forcë nga hundët; sfytyrin (zakonisht për kalin). Turfullon kali (derri, bualli).
- 2. vet. veta III. Nxjerr një zhurmë të mbytur, të zgjatur e të rëndë, lëshon gërvima të mbytura. Kamioni turfulloi dhe u nis. Një traktor turfullonte në arë.
- 3. fig. bised. Shfryj tërë inat, nxjerr dufin ose zemërimin kundër dikujt a diçkaje duke shfryrë e duke sharë, duke murmuritur me vete, shfryj me vete nga marazi. Turfullonte nga inati.