TURISTIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me udhëtimet dhe me lëvizjen e turistëve; që ka lidhje me turistët ose me turizmin; i turizmit ose i turistëve. Udhëtim (ekskursion, lundrim)turistik. Veshje (pajisje) turistike.
  • 2. Që të tërheq me gjërat e rralla ose me bukuritë e natyrës, që është i përshtatshëm për turizëm ose që vlen të vizitohet nga turistët; që është për turistët. Qytet (vend) turistik. Pikë (zonë) turistike. Hotel turistik.