turmë f.

  • 1. Tufë, kope. Turmë kuajsh (qensh).
  • 2. Grumbull i madh dhe i paorganizuar njerëzish, grup i çrregullt njerëzish. Turmë grash (të vegjlish, të rinjsh). Turmë tifozësh. Britmat e turmës. Humbi (u fut) në turmë.
  • 3. Populli i thjeshtë, gjoja i paorganizuar e i paditur sipas vlerësimit përbuzës të klasave të pasura dhe të intelektualëve borgjezë. Paria dhe turma.