TURRË I f.

  • 1. Grumbull drush të vëna me rregull njëra mbi tjetrën, stivë; grumbull sendesh të një lloji. Turrë drush. Turrë librash (fletoresh). Turrë rrobash. Turrë kashte disa duaj kashte të lidhur së bashku. I vuri drutë turrë.
  • 2. Tufë, grup. Ka një turrë fëmijë.
  • 3. Torkë, shkul leshi, pambuku etj.; katër-pesë shkule të lidhura së bashku. Turrë leshi (pambuku). E bëj fillin turrë. Trikoja do katër turra.
  • 4. Topth që bëhet me bukë të përsheshur, me djathë e me gjalpë, të ngjeshur në një shami dhe që e marrin fëmijët në dorë; topth buke, brumi etj.; që bëjnë për t'ua futur shpendëve në gojë (sidomos për të mëkuar gjelat e detit). I dha një turrë në dorë. E ushqeu me turra buke. E bëri bukën turra.
  • Është bërë turrë
  • a) është mbledhur grusht;
  • b) nuk dëgjon nga veshët është shurdhuar.

TURRË II f.

  • 1. Shami a peshqir, që e përdredhin mirë, e lidhin nyjë nga njëra anë dhe e përdorin për të goditur me të në disa lodra, (kapuçash, filxhanash, unazash); loja që bëhet me këtë shami a peshqir. E bëri turrë shaminë. E qëlloi me turrë. I dredh flokët si turrë.
  • 2. hist. Vula e sulltanëve në shkresat e në paratë e Perandorisë Osmane.