TYT pasth.

  • 1. Përdoret për të shprehur qortim e mospëlqim kur dikush bën ndonjë veprim të turpshëm, kur thotë ndonjë fjalë të pahijshme a të papëlqyeshme etj. (në kuptimin «Ç'bën kështu!?», «ç'thua kështu!?», «mos!», «hesht!, pusho!»). Tyt, s'ke turp! Tyt, mos fol të tilla fjalë. Tyt, mos e mërzit babanë! Tyt, ç'është kjo?
  • 2. Përdoret për të trembur e për ta bërë që të largohet një njeri, një kafshë ose ndonjë shpend. Tyt, largohu që këtej.