tytë
TYTË f.
- 1. Pjesa e metaltë e një arme zjarri, që ka trajtën e një gypi, nëpër të cilin kalon plumbi, predha etj. Tyta e pushkës (e çiftes, e topit, e mitralozit). Me tytë të gjatë (të shkurtër). I drejtoi tytën. Ule tytën poshtë!
- 2. Vend i zbrazët që vjen si gyp, grykë, zgavër. Tyta e fytit (e veshit). Tyta e oxhakut. Tyta e pusit.
- 3. fig. Njeri pa mend në kokë, kokëzbrazët, budalla. Ishte tytë fare.
- 4. thjeshtligj. Gojë. Mbylle tytën! Iu çel tyta.
- 5. përd. ndajf. Bosh, zbrazur, pa gjë. Mbeti shtëpia tytë. E kishte barkun tytë.