UDHËHEQ kal.

  • 1. I tregoj dikujt rrugën nga të kalojë, i tregoj drejtimin duke e shoqëruar. I udhëhoqi deri në fshat. I udhëhoqi nëpër qytet. Udhëheq alpinistët (turistët).
  • 2. fig. I tregoj dikujt rrugën për të arritur një qëllim, i jap drejtimin; i caktoj pikësynimet e afërta e të largëta dhe rrugët për t'i arritur ato; eci në ballë, prej. Udhëheq masat (popullin, vendin). Udhëheq luftën (revolucionin). Udhëheq drejt fitoreve të reja. Udhëheq me trimëri (me guxim, me urtësi).
  • 3. Organizoj e drejtoj veprimtarinë e një organizate, të një ndërmarrjeje a institucioni, të një rrethi, të një grupi njerëzish etj.; jam në krye, kryesoj; kujdesem që dikush a diçka të vejë mbarë e të përparojë, drejtoj një punë. Udhëheq ndërmarrjen (këshillin, organizatën). Udhëheq kërkimet shkencore. Udhëheq delegacionin. Udhëheq pionierët (nxënësit, studentët, grupin). Udhëheq praktikën mësimore. Udhëheq ekspeditën.
  • 4. edhe jokal. Jam në krye gjatë një ndeshjeje, një gare etj., jam në vendin e parë, kryesoj. Udhëheq gjatë lojës (gjatë garës). Udhëheq në klasifikim.