UDHËHEQJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve UDHËHEQ 2, 3, UDHËHIQEM. Udhëheqje e drejtë. Udhëheqja shkencore (pedagogjike). Udhëheqja e veprimtarisë. Udhëheqja e masave (e popullit). Udhëheqja e luftës ( e kryengritjes, e revolucionit). Udhëheqja e studentëve ( e praktikës).
  • 2. Mënyra si organizohet e drejtohet puna e një organizate, e një ndërmarrjeje a institucioni, e një rrethi, e një grupi njerëzish etj.; punë drejtuese, drejtim i diçkaje. Udhëheqje kolegjiale (kolektive). Udhëheqje e drejtë (e shëndoshë).
  • 3. Parim që përcakton drejtimin e një veprimtarie ose të një pune, diçka që na tregon udhën ku duhet të ecim dhe si duhet të veprojmë, parim drejtues. Udhëheqje për veprim.
  • 4. përmb. Tërësia e drejtuesve, udhëheqësit; organi udhëheqës. Udhëheqje e sprovuar. Udhëheqje besnike. Udhëheqja kooperativës (e ndërmarrjes, e ministrisë, e shkollës). Përbërja e udhëheqjes. Detyrat e udhëheqjes. Zgjodhën udhëheqjen. E sollën (e zgjodhën) në udhëheqje. Doli në udhëheqje.