UDHËZIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve UDHËZOJ, UDHËZOHEM. Udhëzimi i punëtorëve (i nxënësve).
  • 2. Porosi, këshillë që i jepet dikujt për t'i treguar se si duhet ta kryejë një punë, si duhet të veproj; sqarime, rregulla e porosi që jepen nga një organ epror a nga një drejtues për të shpjeguar një ligj, një urdhëresë, një vendim etj. dhe për të treguar si duhet të veprohet për zbatimin e tyre; shkresa që përmban këto rregulla e porosi. Udhëzim i ri. Udhëzim plotësues. Udhëzime të përpikta ( të sakta, të plota, të hollësishme). Udhëzime teknike (metodike). Udhëzime paraprake. Të mos shkelen udhëzimet!
  • 3. Shpjegim, që tregon se si duhet të përdoret një lëndë, një vegël, një pajisje etj. Udhëzime për përdorimin.