UJDIS kal. bised.

  • 1. Ndreq, rregulloj diçka të prishur, meremetoj. E ujdisi sahatin (biçikletën).
  • 2. E vë diçka në vendin e vet, e vë në rregull, e vë për fije; e bëj të shkojë në rregull. Ujdisi shtëpinë (plaçkat). Ujdisi flokët. E ujdisi hapin.
  • 3. Stolis, zbukuroj. Ujdisi nusen.
  • 4. fig. E bëj të shkojë në rregull, e ndreq. I ujdisi punët. E ujdisën me të mirë.
  • 5. gjell. I shtoj diçka një gjelle për ta bërë më të shijshme a më të mirë. Ujdis gjellën. E ujdisi me erëza.
  • 6. jokal. fig. Merrem vesh me dikë, bie në ujdi. Ujdisën bashkë. Mos ujdis me të.
  • 7. jokal. edhe fig. Shkon mirë me dikë a me diçka tjetër, përkon, përshtatet, përputhet. Ujdiste bukur (mirë). Ujdisin bashkë. Ujdis nga mosha (nga bukuria). Këto dy ngjyra ujdisin. Kanë ujdisur të dy kanë gjetur shoqi-shoqin. Nuk të ujdis ty nuk shkon për ty; s'të ka hije.
  • U ka ujdisur gjaku shih te GJAK,~U I. Ia ujdisi (ia ndreqi, ia rregulloi) qejfin (kokën) shih te NDREQ. Ia ujdisi (ia ndreqi, ia rregulloi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) dikujt shih te NDREQ.